LSDM: Regjistrim të popullsisë do të ketë këtë pranverë, VMRO-DPMNE dhe Mickovski nuk mund ta ndalojnë atë

Republikës së Maqedonisë së Veriut i mungojnë të dhënat statistikore cilësore dhe kjo është arsyeja se pse pas gati 19 viteve është e nevojshme të bëhet një regjistrim në mënyrë që vendi të zhvillohet më mirë dhe në mënyrë më të barabartë, për të krijuar politika të reja zhvillimi afatgjata, thuhet në deklaratën e partisë në pushtet LSDM.

– Regjistrimi duhet të mbahet këtë pranverë, pasi i fundit në 2011, dështoi për shkak të paaftësisë së VMRO-DPMNE dhe askush nuk duhet ta pengojë ose vonojë atë. Mickoski duhet të kuptojë që regjistrimi është një operacion statistikor, jo politik. Luftën e tij pë karriken në Pallatin e Bardhë duhet ta zhvillojë në mënyra tjera në vend që të bllokojë gjithçka që është në interes të qytetarëve dhe shtetit. Ligji i Regjistrimit, i cili përcakton kushtet për një operacion të pavarur statistikor, nuk do të tërhiqet nga procedura parlamentare, as nuk do të mbështeten propozime të paarsyeshme për shtyrjen e regjistrimit. Pavarësisht se sa nuk i pëlqen VMRO-DPMNE-së dhe Mickovskit, këtë vit do të ketë një regjistrim sipas standardeve ndërkombëtare, thonë nga LSDM.

Ata theksojnë se shteti ka një regjistër elektronik të popullsisë që do të lidhet me pajisjet e regjistrimit dhe të dhënat do të krahasohen me të dhënat e 10 institucioneve të tjera, që do të thotë se nuk është e mundur të numërohen personat që nuk ekzistojnë. – Regjistrimi siguron mbledhjen e informacionit cilësor dhe të saktë, i cili mundëson zhvillim të besueshëm dhe të parashikueshëm të vendit. LSDM punon në interes të shtetit, në interes të të gjithë qytetarëve dhe kjo është arsyeja pse ne nuk kemi ndërmend të lejojmë VMRO-DPMNE të parandalojë një tjetër regjistrim, thuhet në deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *