Rama dhe Pacolli në Thumanë: Baca dha 1 mln euro, sot nis ndërtimi i pallateve të reja (Foto)

Kryeministri Edi Rama dhe politikani e biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli kanë inspektuar sot nisjen e punimeve për ndërtimin e pallateve të reja në Thumanë, një prej zonave më të goditura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Advertisement

Pacolli ishte i pari që dhuroi shumën prej 1 milion eurosh për ndërtimin e një pallati në Thumanë, ndërsa 13 godina do të ndërtohen me fondet e qeverisë.

Gjatë fjalës së mbajtur, Rama tha se jetët e humbura nuk i kthejnë dot, por të paktën ata që kanë humbur të dashurit e tyre të kenë një shtëpi.

“S’i kthejmë dot në jetë viktimat, s’e kthejmë dot kohën, por kur t’ju japin çelësin e shtëpisë familjarëve, t’i bëjmë të ndihen më mirë”, tha Rama.

Kryeministri Rama, ndërsa shpjegoi se si do bëhej procesi, e falenderoi Pacollin, pasi ai ka qenë ndër të parët që u ofrua për ndihmë pas tërmetit.

Biseda Rama-Pacolli

Rama: Ke qenë i pari që ke ardhur pas katastrofës, ke treguar bujari shumë të madhe, këtu ka nisur puna dhe ka ecura goxha, siç e sheh se ti je njohës shumë i mirë i kësaj fushe. Janë hapur të gjitha kanalet për të vendosur sistemet ujit energjisë e me radhë, ka filluar puna me banesat individuale. të falenderoj shumë

Pacolli: Shumë mirë që çdo gjë qenka gati, këtu gjen të gjitha burimet energjetike, rrugët janë të përgatitura, asfalti shtohet kur ndërtimi mbaron, sa për ndërtesat do implementojmë projektin që kemi përgatitur. Çdo ndërtesë, 2700 km katror, janë 18 apartamente.

Rama: Lajmi i mirë është se sot nis ndërtimi i apartamenteve. Baca Behgjet na ka thënë që atë pjesë që unë do marr do e ndërtoj se pjesa tjetër do bëhet nga buxheti i shtetit. Me buxhetin e shtetit do ndërtojmë njësinë e Thumanës, do ketë edhe qendër shëndetësore e komunitare. Banorët mund ti marrin këtu shërbimet s’kanë pse ikin lart e poshtë

Pacolli: Do jetë qytezë shumë moderne.

Rama: Këtu Bacë terreni ka qenë shumë i vështirë. E komplikuar këtu ka qenë edhe çështja e aseteve të pronësisë. Me këtë rast zgjidhim edhe çështjen që ka qenë në hyrjen e Thumanës, e tmerrshme ka qenë. Ne kemi dhe ndihmën e BE për financimin e shkollave. Ata kanë filluar javët e fundit, që do të thotë ne e kemi tërhequr llastikun deri në fund.

Advertisement

Leave a Reply