Shkup: Gruaja ndahet nga burri ish funksionar, pasi nuk është më drejtor (Foto)

Një divorc interesant ka marë hapësirë në mediat e Shkupit. Divorci është interesant edhe për shkakun, por edhe për mënyrën se si e ka prezantuar në opinion bashkëshorti, ish drejtor në Agjencinë për Komunikime Elektronike (AKE), Robert Ordanovski.

Ai ka akuzuar bashkëshorten Agnesa Ordanoska për ndarjen, kurse këtë e ka bë të ditur në rrjetet sociale, në urimin dedikuar vajzës së tij, me rastin e ditëlindjes së 17-të.

Në këtë urim ai shkruan se bashkëshortja (nëna e vajzës), që e quan “barbikë fotoshopi”, nuk është prezente sepse është e nxene me përgatitjen e dokumenteve për divorc. “Me siguri është ftohur sepse nuk jam më drejtor”, shkruan Ordanovski, ish drejtor në AKE, një nga postet më të paguara në Maqedoninë e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *