Zaev ka premtuar që përqindja e shqiptarve do të jetë mbi 32%, akuzojnë nga VMRO-DPMNE

Kryeministri Zoran Zaev ka premtuar se numri i shqiptarëve në regjistrim do të jetë mbi 32 përqind e popullsisë, akuzoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE Dimce Arsovski.

– Ky regjistrim që po e shtyn LSDM-ja është një regjistrim politik, dhe jo statistikisht siç duhet dhe siç është kudo në botë dhe në vendet e zhvilluara. Fatkeqësisht, ky përdhunim brutal i këtij operacioni statistikor – regjistrimi, është vetëm për shkak se Zaev tashmë ka rënë dakord për shifrat se sa banorë ka Republika e Maqedonisë nga bashkësi të caktuara etnike. Ky është çmimi i marrëveshjes së koalicionit ndërmjet Zaev, LSDM dhe BDI, e cila duhet patjetër të përmbushet nga LSDM – tha Arsovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *