Ruzhdi Matoshi përsëri transfer politik, tani kandidat për deputet nga rradhët e AAK-së

Ruzhdi Matoshi, ish-deputeti i Parlamentit të Maqedonisë, do të jetë kandidat për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, merr vesh gazeta KOHA. Matoshi, shtetas edhe i Kosovës, do të garojë për Parlamentin e Kosovës në listën e partisë së Ramush Haradinajt.

Advertisement

Ndryshe, Matoshi ka qenë pjesmarrës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa së fundmi është profesor në Universitetin privat UBT.

Ka qenë deputet i Parlamentit të Maqedonisë në radhët e PDSH-së në mandatin 2002-2008, si dhe përfaqësues i Maqedonisë në Këshillin Evropian. Vitet e fundit iu bashkua Lëvizjes për Reforma në PDSH e udhëhequr nga Ziadin Sela, lëvizje që më vonë u ëmërua në Aleanca për Shqiptarët. Si duket pasi nuk arriti të futet në listën për deputet nga rradhët e kësaj partie tani fokusin e ka drejtuar në zgjedhjet në Kosovë, ku përsëri do ta ketë të vështirë futjen në Kuvendin e Kosovës, pasi që në anketat e fundit partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj vështirë se do ta kalon pragun zgjedhor. Ai jeton dhe vepron në Tetovë, por edhe në Kosovë.

Advertisement

Leave a Reply