Walker: Vuçiç e di çfarë ka ndodhur në Reçak, Kosova kurrë më pjesë e Serbisë

William Walker pak kohë më parë kishte komentuar deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, kur ky i fundit kishte thënë se ai [Walker] nuk punoi për CIA-n dhe nuk ishte pjesë e një komploti ndërkombëtar kundër Serbisë. Ai tha se Vuçiq flet të pavërteta lidhur me masakrën e Reçakut dhe se Kosova kurrë më nuk do të jetë pjesë e Serbisë, transmeton KultPlus.

Walker, në një intervistë për BBC në serbisht, kishte deklaruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ende e përmend atë me informacion të pasaktë, të cilin Vuçiq e di se nuk është e vërtetë, “sepse ai e di se çfarë ka ndodhur në Kosovë dhe Reçak”, dhe shton se kjo e irriton atë.

Ai e kujtonte presidentin serb, Aleksandar Vuçiç si ministër të Informacionit nga Partia Radikale Serbe, Vojislav Sheshelit në regjimin e Slobodan Milosheviçit.

“Kanë kaluar njëzet vjet, dhe mund të falim dhe të harrojmë gjërat e pasakta që ata thanë për mua – Unë nuk kam punuar për CIA, nuk kam qenë pjesë e një komploti ndërkombëtar kundër Serbisë.

“Është hipokrite që dikush nga regjimi i Milosheviçit të përmend gjenocidin dhe spastrimin etnik, duke aluduar se shqiptarët e Kosovës mund të përsërisin 17 marsin [2004], veçanërisht kur nuk ka fakte prapa pretendimit, dhe në të njëjtën kohë pretendohet se mbrojnë marrëdhënie të mira me Prishtinën”, ishte shprehur tutje ai.

“Unë mendoj se Kosova nuk do të jetë më kurrë pjesë e Serbisë, qytetarët e Kosovës kanë përjetuar gjëra të vështira nën regjimin e Milosheviçit…”, kishte theksuar Walker. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *