Ruskoska: Në sirtarin e një postieri të vdekur janë gjetur mbi 1500 urdhërpagesa dhe gjoba mandatore

Në sirtarin e një postieri të vdekur janë gjetur mbi 1500 urdhërpagesa për kundërvajtje dhe gjoba mandatore, me çka cështë dëmtuar buxhetii i shtetit për 20 milion denarë, zbuloi kreu i Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska në emisionin “Stadium” në Kanal 77, duke folur për nevojën e pastrimit të gjyqësorit dhe prokurorisë.

“Unë jam për pastrimin e gjyqësorit dhe prokurorisë, por të gjenden arsyet pse çështjet vjetrohen, pse kemi procese gkyqësore nga 15 vjet, cilat janë arsyet për këtë. Por kur flasim për prokurorinë dhe gjyqësorin, na duhet një spastrim më i gjerë, për të parë se si funksionon administrata. Para disa ditësh mora një njoftim nga Këshilli Gjyqësor se një postier i cili kishte vdekur në sirtarin e të cilit janë gjetur mbi 1.500 urdhra pagese, për kundërvajtje, gjoba të detyrueshme… dhe kështu buxheti është dëmtuar për 20 milion denarë, dhe unë po flas vetëm për një punonjës , kush e di sa raste të tjera të tilla ka. Prandaj, unë mendoj se duhet të ketë ndryshime në ligje të caktuara, Ligjin për Procedurën Penale, Kodin Penal, Ligjin për Gjykatat Administrative, disa gjëra duhet të ndryshohen për të qenë më efikase, pa marrë parasysh se për cilën gjykatë bëhet fjalë”, tha Ruskovska

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *