
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme, gjegjësisht rreth orës 21:50 ka kryer kontrolle në një objekt për video-lojëra në rrugën “Vlladimir Nazor” në Kumanovë, nën pronësi të 23-vjeçarit R.I. nga Kumanova.
Advertisement
Gjatë kontrollit policia ka hasur në 13 persona. Personat në fjalë dyshohet se kanë shkelur nenin 206 të Kodit Penal, respektivisht mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemië.
Advertisement