Mbyllet objekti për video-lojëra në Kumanovë, shkelen masat kundër Covid-19

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme, gjegjësisht rreth orës 21:50 ka kryer kontrolle në një objekt për video-lojëra në rrugën “Vlladimir Nazor” në Kumanovë, nën pronësi të 23-vjeçarit R.I. nga Kumanova.

Gjatë kontrollit policia ka hasur në 13 persona. Personat në fjalë dyshohet se kanë shkelur nenin 206 të Kodit Penal, respektivisht mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemië.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *