Pendarovski: Nuk mund të pranojmë debat për gjuhën dhe identitetin, është çmenduri

Shtylla e identitetit tonë është gjuha jonë, dhe pastaj historia, historia jonë e përbashkët, tha Presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për “Euobserver”.

Sipas Pendarovskit, nuk është sekret që gjuha maqedonase është kodifikuar në vitin 1945, por është një gjuhë e veçantë, e ngjashme me bullgarishten, por “nuk është dhe nuk ka qenë bullgare”.

-Kodifikimi ka ndodhur në fund të Luftës së Dytë Botërore kur Republika Popullore e Maqedonisë u formua si pjesë e Jugosllavisë. Më herët, territori drejtohej nga Bullgaria, Serbia dhe në të kaluarën nga Perandoria Osmane. Përkundër kësaj, njerëzit që kanë jetuar atje gjithmonë kanë pasur identitetin e tyre etnik, thotë Pendarovski.

Për të, pretendimi i Bullgarisë se e gjithë historia jonë deri në 1945 ishte bullgare dhe se gjithçka, nga shekulli i 10-të deri në 1945 ishte bullgare, është e pakuptimtë.

Ata thonë se ka maqedonas etnikë … por që një mëngjes në 1944 jemi zgjuar dhe kemi thënë “Aha, ne me të vërtetë tani jemi maqedonas etnikë, por dje ishim bullgarë etnikë”. Kjo është marrëzi absolute historike, shpjegon Pendarovski.

Sipas kërkesave bullgare, kur Maqedonia të bashkohet me BE, çdo përmendje e “gjuhës maqedonase” në dokumentet e Unionit duhet të shënohet me një yll që “një gjuhë e tillë ekziston vetëm sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë Veriore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *