
Qeveria ka përgatitur gjoba për ata që nuk duan të marrin pjesë ne regjistrim. Dënimet variojnë prej 200 deri 300 euro nëse refuzoni të regjistroheni. Ky është një nga nenet e projekt-ligjit të diskutuar për regjistrimin e popullsisë, për të cilin nuk ka marrëveshje midis subjekteve politike.
Advertisement
Disa qytetarë nuk besojnë se qeveria në të vërtetë dëshiron që të kryejë regjistrim statistikor real, por vetëm politikë numrash.
Sidoqoftë të dy palët do të detyrohen të marrin pjesë në regjistrim, nëse nuk duan të sanksionohen. Kjo u konfirmua nga drejtori i Zyrës Shtetërore të Statistikave, Apostol Simovski, gjatë vizitës se televizionit Alfa.
Advertisement