
Ora njuz e Shqipërisë transmeton se me urdhër të veçantë nga pala maqedonase, sot nuk do t’u lejohet hyrje 150 punonjësve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, përmes vendkalimit kufitar Qafë Thanë, afër Strugës.
“Nuk dihen arsyet e këtij vendimi nga pala maqedonase, as sa do të zgjasë. Sidoqoftë, ka shumë të ngjarë që lidhet me vdekjen e një shtetasi shqiptar tre ditë më parë i cili ishte i angazhuar në Ohër, dhe gjatë punës ai u plagos dhe vdiq”, thekson Ora Njuz.
Shtohet se për këtë arsye, punëtorët shqiptarë që hyjnë në mëngjes dhe largohen nga territori maqedonas në mbrëmje, nuk u lejuan të hyjnë sepse ata punojnë ilegalisht.
Televizioni thekson se është planifikuar takim i kompetentëve në vendkalim.
Sipas burimeve të policisë maqedonase, ky nuk është një urdhër që ndalon hyrjen e shtetasve shqiptarë. Ata që nuk u lejuan të hyjnë nuk kishin dokumente të vlefshme për hyrje dhe qëndrim në Maqedoninë e Veriut.