Prej nesër qytetarët mund të vaksinohen pa termin të caktuar

Procesi i vaksinimit në shtet është duke u zhvilluar pa pengesa. Përveç spitaleve publike dhe pikat e vaksinimit në vend, vaksinimi realizohet edhe në shtëpitë e pleqve.

Ndërkaq, prej nesër qytetarët do të mund të vaksinohen pa termin të caktuar. Gjithashtu prej nesër do të lejohet edhe vaksinimi i fëmijëve nga mosha 12 deri në 16 vjet.

Nga nesër vaksinimi do të jetë pa termin të caktuar dhe po ashtu do të lejohet vaksinimi i fëmijëve nga 12 deri 16 vjet.

Ministria e Shëndetësisë dje njoftoi se në 24 orët e fundit ishin vaksinuar 9.213 qytetarë, ndërsa prej tyre 7.751 kanë marrë dozën e parë.

Ndryshe deri më tani në të gjithë vendin janë aplikuar 662.372 vaksina, ndërsa 245.231 qytetarë janë rivaksinuar. /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *