Aksident në rrugën Ohër – Kërçovë, humb jetën një person

Në aksidentin që ndodhi dje pasdite në rrugën Ohër – Kërçovë ka humbur jetën një person, ndërsa tre të tjerë janë lënduar.

Gjatë ndërhyrjes pas aksidentit intervenoi edhe Njësia kundër zjarrit Ohër.

Të lënduarit po shërohen në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër, ndërsa në aksident kanë marrë pjesë katër automjete prej të cilave tre janë automjete dhe një kamion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *