Nënshkruhet marrëveshje për urë mes lagjeve Karposh 4 dhe Zllokuqan në Shkup

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dje e ka nënshkruar marrëveshjen me Qeverinë dhe TAV-in me të cilën mundësohet realizimi i projektit për urën në rrugën “Lublanska” në Karposh në vlerë prej 382,5 milionë denarë me TVSH dhe afat të realizimit deri në fund të vitit 2023.

Më ndërtimin e kësaj ure do të lidhen rrugët “Lublanska” dhe bulevardi “Ilinden” me rrugën “Skupi” në Komunën e Karposhit.

“Ura është paraparë të ketë katër korsi, rrugë këmbësorie dhe për biçikleta nga dy anët e rrugës. Gjatësia totale e rrugës arrin 940 metra, derisa gjatësia e urës arrin 113 metra”, kanë informuar nga Qyteti i Shkupit.

Marrëveshja është nënshkruar në pajtueshmëri me vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e mjeteve nga koncesioneri TAV të cilat janë dedikuar për ndërtimin e aeroportit kargo në Shtip në vlerë prej 35 milionë euro me të cilin nis realizimi i 99 projekteve infrastrukturore në 75 njësi të pushtetit lokal të vendit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *