Gjykata e Apelit refuzoi të lirojë Kamçevin nga Shutka me garanci prej gati 5 milionë euro

Biznesmeni duhet të ulet në bankën e prokurorisë në Gjykatën themelore penale të premten, më 16 korrik, ku duhet të fillojë gjyqi për “Parcelat në Vodno”. Bashklë me të akuzohen edhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski dhe ish-drejtorin e UBK-së, Sasho Mijallkov, si dhe Risto Novaçevski, Nenad Josifoviq dhe nëna e Kamçevit, Ratka Kunovska-Kamçeva, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.mk.

Megjithëse ai ofroi 4.4 milion euro në pasuri të paluajtshme dhe 400 mijë euro në para, Orce Kamçev, i akuzuar në rastin “Parcelat në Vodno”, do të mbetet në paraburgim në Shutkë. Dy ditë më parë, Gjykata e apelit në Shkup përsëri refuzoi ankesën e Kamçevit, megjithëse Prokuroria e lartë pranoi zëvendësimin e burgut me arrest shtëpiak për biznesmenin e akuzuar, raporton TV Telma.

Midis pasurisë që ai ofroi ishte shtëpia në Bardovci ku u bënë regjistrimet me paratë dhe çanta “Lui Viton” nga rasti “Reket”.

Gjyqtarët konsideruan se shuma e garancisë prej gati 5 milion eurosh nuk garanton që ai nuk do të arratiset dhe se gjendja shëndetësore, pasi ai u shtrua në spital në Kardiologji, nuk mund të eliminojnë frikën që i pandehuri të arratiset”.

Të premten, 16 korrik, Kamçev do të ulet në bankën e akuzës në Gjykatën themelore penale, ku do të fillojë gjyqi për “Parcelat në Vodno”. Bash[ me të akuzohen edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-drejtori i UBK-së, Sasho Mijallkov, si dhe Risto Novaçevski, Nenad Josifoviq dhe nëna e Kamçevit, Ratka Kunovska-Kamçeva.

Sipas aktakuzës, në periudhën nga qershori 2006 deri në tetor 2012, Gruevski, si kryetar partie, në vend që të regjistrojë paratë si donacione të pranuara në VMRO-DPMNE, fitoi 1.3 milion euro (79.,972.140 denarë) për vete, pastaj i ka lëshuar në qarkullimi dhe ka blerë parcela të tokës në Vodno. Bëhet fjalë për tokë në të cilën ka pas pyll dhe e cila me ndryshimet në Planin e përgjithshëm urbanistik (PPU) u shndërrua në tokë për ndërtim. Përveç pronës së Vodno, aktakuza përfshin gjithashtu dy apartamente në kryeqytet dhe dy parcela toke në Krushevë për të cilat prokuroria pretendon se ishte fshehur pronari i vërtetë.

Gruevski akuzohet për pastrim parash dhe përfitim dhe fshehje e paligjshme e pasurisë. Kamçev, nëna e tij, si dhe Novaçevski dhe Josifoviq akuzohen për pastrim parash, ndërsa Mijallkov akuzohet për ndihmë në veprën për pastrim të parave.

Kamçev ka gati 4 muaj që është në paraburgim për këtë rast, ndërsa Mijallkovi është në Shutkë për çështjen “Thesari” për çka ka vendim jo të plotfuqishëm për dënim me burg prej 8 vjet. Pas ngritjes së aktakuzës, Josifoviq dhe Kunovska-Kamçeva u obliguan të paraqiteshin në gjykatë një herë në javë, kurse nënës së Kamçevit  iu morr si pasaporta e Maqedonisë ashtu edhe ajo e Bullgarisë.

Gjykata atëherë urdhëroi paraburgim edh për Gruevskin, por duke qenë se ai është në arrati në Hungari, masa për të do të hyn në fuqi nëse ai ndonjëherë vjen në dispozicion të autoriteteve të Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *