Arrestohet shtetas i Maqedonisë së Veriut në Qafë-Thanë, do të ekstradohet drejt Brazilit

Një 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar ne Qafë-Thanë dhe do të ekstradohet drejt Brazilit. Shtetasi me iniciale F. V. nga fshati Veleshte i Strugës ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotikëve.

Gjykata e Gjashtë Federale Penale Rio de Janeiro, më datë 27.11.2019, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Brazilit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *