Sërish pritet shi i rrëmbyeshëm

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në më shumë vende moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe erë të përforcuar veçmas në pjesët perëndimore. Nga DPHM njoftojnë se lokalisht proceset do të jenë në formë më intensive të motit të keq me shi të rrëmbyeshëm, zbrazëtira të fuqishme elektrike dhe paraqitje të breshrit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 28 deri 35 gradë Celsius.

Në Shkup, paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Paradite do të ketë mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe erë të përforcuar, në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq. Temperatura minimale do të zbresë në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 32 gradë.

Nesër paradite do të ketë kushte të paraqitjes së izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. Ndërkaq, në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm dhe shumë i nxehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *