McGregor numëron vetëm një luftë si humbje në karrierën e tij, nuk e llogarit atë ndaj Khabib-it

Conor McGregor ka thënë se ai numëron vetëm një luftë si humbje në tërë karrierën e tij në MMA sepse ai beson vetëm në ndeshjet e fituara me nokaut dhe jo me pikë pas përfundimit të meçeve.

Luftëtari irlandez kthehet në Oktagon në ngjarjen kryesore të UFC 264 në Las Vegas këtë fundjavë ndërsa synon të fitojë serinë e trilogjisë me Dustin Poirier.

Poirier ishte fitues herën e fundit që u takuan të dy, me McGregor që pësoi humbjen e tij të parë me nokaut në ‘Fight Island’ në muajin janar kur amerikani e mposhti atë në raundin e dytë dhe u hakmor nga humbja e tij më 2014.

Në UFC, dy humbjet e tjera të McGregor u shkaktuan nga vendimet e gjyqtarëve.

Nate Diaz u bë njeriu i parë që mposhti McGregor në UFC kur e bëri atë të dorëzonte meçin shkaku i shtrëngimit të qafës në UFC 196, para se Khabib Nurmagomedov i pamposhtur ta mposhte me të njëjtën metodë në UFC 229.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *