
Shkrimi i plotë i Ziadin Selës
Drejtësia u është mohuar dy herë viktimave të gjenocidit të Srebrenicës.
Së pari, sepse për shkak të ndihmës që kryesit e gjenocidit morën nga struktura të caktuara shtetërore për t’u fshehur dhe për t’i ikur gjykatës ndërkombëtare, vendosja e drejtësisë u vonua për më tepër se një çerek shekulli.
Dhe së dyti, relativizmi i rrezikshëm dhe mohimi i gjenocidit që mbeten fenomene tepër të zakonshme në rajonin tonë, fyejnë memorien e viktimave dhe ofendojnë familjet e tyre, gjë që krijon terren pjellor për revizionizëm dhe retorikë politike të urrejtjes për dekada në vijim.
Është koha që të gjitha vendet evropiane të sjellin ligje për kriminalizim e mohimit të gjenocidit dhe të dakordohen për krijimin e një Dite Ndërkombëtare të Përkujtimit të gjenocidit të Srebrenicës, për të mbrojtur të vërtetën historike, për të bërë drejtësinë për viktimat dhe për të parandaluar gjenocidet njëherë e përgjithmonë!