Të rinjtë e Aleancës “ia ndalojnë” hyrjen në teatër Ahmetit, Osmanit dhe Grubit

Me pankarte të fugurave të Ali Ahmetit, Bujar Osmani dhe Artan Grubit, të shoqëruara me mbishkrimin “Ndalohet hyrja për shkatërruesit e kulturës shqiptare” reaguan nga partia opozitare Aleanca për Shqiptarët, para teatrit kombëtar shqiptarë. Ata akuzonin pjesmarrësit e plotikanëve, funskionarët aktual dhe të kaluar gjatë shfaqjes së hapjes së institucionit, pas shtatë viteve rinovim. Ata u shprehën se ndodhën para teatrit që t’iu ndalohet hyrja funskionarëve të BDI-së, pasi siç thanë, për ata nuk ka vend në ulset e Teatrit, por në bankat e të akuzuarve.

Fatih Qaili, përfaqësus i partisë Aleanca për Shqiptarët

“Ata përveç se nuk kanë meritë për këtë rihapje, kanë edhe faj për vonesën më shumë se 7 vite. Kanë faj për keqpërdorimet e parave të qytetarëve, për lënien pa punë të artistëve dhe pa shfaqje artdashësit. Ata kanë faj të madh kombëtar, faj për shkatërrimin e kulturës shqiptare me çdo veprim dhe vendim. Ju, zotërinj, shkatërrues të kulturës shqiptare duhet të jepni llogari dhe të mbani përgjegjësi. Për ju nuk ka vend në ulëset e Teatrit, por në bankat e të akuzuarve”. /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *