Nuk kanë të ndalur zjarret në Greqi, autoritetet në ‘luftë’ me flakët

Zjarret e shumta kanë ‘pushtuar’ shtetin helen kohët e fundit ku vetëm ditën e sotme janë numëruar rreth 51 zjarre të reja.

CNN.Gr raporton se autoritetet janë ngritur ‘në këmbë’ për të zgjidhur problematikën veçanërisht në vatrat më të mëdha që janë më shqetësuesë në Nea Styra, Evia dhe Barnabas. Fatmirësisht zjarret janë kryesisht nëpër pyje dhe nuk kërcënojnë zonat e banuara. Shkak për përhapjen e shpejtë të zjarreve janë bërë edhe erërat e forta.

Ministri i Mbrojtjes, Michalis Chrysochoidis ka lajmëruar se po bëhen ndërhyrje për shuarjen e zjarrit edhe nga ajri dhe situata është përmirësuar paksa duke mos lejuar që zjarri te përhapet në zonat industriale dhe ato të banuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *