Mediumi slloven nxjerr detajet – Ja në cilin shtet ka kërkuar Hashim Thaçi të dërgohet në arrest shtëpiak

Kosovar former president Hashim Thaci (R) with his lawyer David Hooper (L) in the courtroom of the Kosovo Tribunal in the Hague, the Netherlands, 09 November 2020. Thaci is being charged by the war crimes and crimes against humanity tribunal. Thaci and nine others are held responsible for murders, torture and disappearances during the Kosovo war. EPA/JERRY LAMPEN

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që në vazhdim të gjykimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ku po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në luftën e fundit në Kosovë – të mbrohet nga arresti shtëpiak dhe – meqë kërkohet një vend i tretë për të qëndruar – ai ka zgjedhur Slloveninë.

Kështu raporton mediumi slloven Necenzurirano në një shkrim ku flitet në detaje për procesin e ekstradimit të Thaçit në Slloveni, për ta vazhduar mbrojtjen nga arresti shtëpiak.

“Ky informacion na është konfirmuar nga disa burime brenda Sllovenisë dhe jashtë saj po ashtu”, shkruajnë Primosh Cirman dhe Tomas Modic, dy gazetarët që kanë publikuar artikullin në mediumin investigativ Necenzurirano.https://ac80c32496c6e02f7e98de006b3da852.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Nga Specialja ende nuk janë deklaruar për këtë çështje, por dokumentet e Gjykatës që janë publikë, tregojnë se Thaçi kishte kërkuar lirim me kusht në dhjetor të vitit të kaluar.

Dokumentet e Gjykatës që tregojnë se Thaçi kishte kërkuar lirim me kusht në dhjetor të vitit të kaluar.

Ai është pajtuar edhe me mundësinë që të jetë në arrest shtëpiak gjatë gjykimit, në një vend “që është një shtet i tretë dhe që nuk është në kufij me Kosovën”.

Dokumentet e gjykatës megjithatë nuk tregojnë se cili është vendi i kërkuar nga Thaçi, por mediumi slloven shkruan se kanë informacione që përzgjedhja e parë e ish-themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është Sllovenia.

Madje, në artikull thuhet se Thaçi ka kontaktuar edhe me njerëz brenda qeverisë sllovene për të parë mundësinë e dërgimit të tij në Slloveni dhe për t’u siguruar se qeveria sllovene do të bëhet garant, duke siguruar gjykatën se “Thaçi nuk do ta lërë territorin slloven gjatë kohës sa gjykohet”.

Gjykata gjithashtu nuk është përgjigjur në pyetjen se nëse qeveria sllovene e ka ofruar tashmë garancinë. Gazetës nuk i është përgjigjur as ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Anze Logar.

Dokumentet publike të gjykatës tregojnë se gjykata në Hage ia kishte refuzuar kërkesën për mbrojtje nga arresti shtëpiak Thaçit. Kjo kishte ndodhur në janar të këtij viti, meqë ishte arsyetuar se Thaçi mund ta shfrytëzojë rastin për të ikur, dhe gjithashtu gjykata kishte pasur frikë se Thaçi mund të ndikojë te dëshmitarët. Sipas gjyqtarëve, Thaçi mund ta ushtrojë këtë ndikim edhe po që se mbahet në një shtet të tretë.

Por, gjykata mund t’i bëjë një rivlerësim kërkesë së Thaçit, meqë një nga gjyqtarët, gjermani Kai Ambos, në një opinion të tij ka shkruar se duhet “konsideruar seriozisht”, kërkesa e Thaçit “nëse ai merr ndonjë ofertë nga ndonjë vend i tretë si garantues për të”.

Ai shkruan se “një ofertë e tillë do të ishte një argument i fortë për Thaçin”, derisa shtonte se “Thaçi është i bindur se do të mundet ta sigurojë këtë mbështetje nga një vend i tretë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *