I vihet tritol banesës së drejtorit të sigurimeve shoqërore në Krujë

Në banesë, shtetasi Alfred Voga në Krujë ka konstatuar një pako të vogël ku brenda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse. Mësohet se Voga është drejtor i sigurimeve shoqërore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak.

Më datë 11.07.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në ambientin e jashtëm të banesës, shtetasi A.V., ka konstatuar një pako të vogël ku brenda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse.

Në vendngjarje nodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit./albeu.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *