Aleanca Çair denoncon: Visar Ganiu keqpërdor veturën zyrtare për shëtitje private

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Çair ka denoncuar kryetarin e komunës, Visar Ganiun se po keqpërdor veturën zyrtare për shëtitje private. Sipas ASH, Ganiu po sillet si “kapadahi”, i cili përveç se keqpërdor veturën, është sjellur edhe në mënyrë të papërgjegjshme duke vozitur në kahje të kundërt në kufirin e Bllacës, për të mos pritur në radhë si qytetarët tjerë.

“Kryetari i Çairit i cili nuk respekton rregullat e komunikacionit! Visar Ganiu, me veturë zyrtare për udhëtime private në Kosovë, në drejtim të kundërt. Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu keqpërdor veturën zyrtare për shëtitje private në Kosovë. Në ora 19:15 sonte (e dielë) është parë duke kaluar kufirin në Bllacë. Përveç kësaj, kryetari “kapadahi”, për të mos pritur në kolonë, hyn në drejtim të kundërt, në pikën ku hyjnë automjetet nga Kosova drejt Maqedonisë”, thuhet në denoncimin e Aleancës për Shqiptarët në Çair./in7.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *