Kolonët izraelitë sërish bastisin kompleksin e Xhamisë Al-Aksa

Dhjetëra kolonë izraelitë hynë me forcë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Departamenti i Vakëfit Islam në Kuds tha se 63 kolonë hynë në vendin e ndjeshëm nën mbrojtje të policisë izraelite.

Zakonisht, kolonët izraelitë bastisin kompleksin çdo ditë në mëngjes dhe pasdite përmes Portës Al-Maghrib, në jugperëndim të xhamisë.

Policia izraelite filloi të lejonte inkursionet e kolonëve në vitin 2003, përkundër dënimeve të përsëritura nga Departamenti i Vakëfit Islam në Kuds.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën “Mali i tempullit”, duke pretenduar se aty në kohërat antike ishin dy tempuj hebrenj.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite në vitin 1967, ndërsa aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një lëvizje e cila kurrë nuk u njoh nga komuniteti ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *