Në Mal të Zi, për pesë vjet u vodh energji elektrike në vlerë prej 8.7 milion euro

Gjithsej prej 86 milion kilovat energji elektrike (kWh) e paautorizuar e përdorur me vlerë prej 8,7 milion euro është regjistruar në Malin e Zi që nga viti 2016, njoftoi Sistemi i distribuimit të energjisë elektrike të Malit të Zi (CEDIS).

Nga shuma e përgjithshme, CEDIS arriti të mbledhë rreth 70 për qind ose gjashtë milion euro, shkruan e përditshmja malazeze “Dan”.

“Nga fillimi i vitit aktual deri më 30 qershor, 8.597.316 kWh janë llogaritur në bazë të përdorimit të paautorizuar të energjisë elektrike ose rreth një milion e 50 mijë euro, nga të cilat janë mbledhur rreth 71 për qind”, specifikoi CEDIS.

Përdorimi i paautorizuar i energjisë elektrike në Malin e Zi trajtohet si vepër penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *