Aksidentohen tre vajza në autostradën Tetovë Gostivar

Mbrëmjen e djeshme (11-korrik) rreth orës 23.00, në SPB-Tetovë është raportuar se në autostradën Gostivar-Tetovë, afër mbikalimit të fshatit Pirok, vetura “Opel Corsa” me targa të Tetovës e drejtuar nga 22-vjeçarja K.D. nga Selca e Tetovës, ka dalë nga rruga. Në këtë aksident, bashkëudhëtarja 25-vjeçare E.J. nga Reçica e Madhe e Tetovës, ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ku menjëherë janë transferuar, kurse pasagjerja e dytë në këtë veturë H.S. (21) nga Lagjja Drenovec-Poroj ka përfunduar me lëndime trupore.

Ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë ka inspektuar vendin e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *