Alarmi në Strugë, nxënësit shqiptarë nga Labunishti regjistrohen në gjuhë maqedonase

Alarmi në shkollat e mesme të Strugës, shqiptarët humbin terren / Nxënësit nga Labunishti regjistrohen në gjuhë maqedonase

Fenomeni masiv i zvogëlimit të nxënësve
në shkollat fillore në Komunën e Strugës
tashmë po zgjerohet edhe në shkollat e
mesme të qytetit ku nga viti në vit shihet
një tendencë e zvogëlimit të numrit të
nxënësve që regjistrohen në vitin e parë
mësimor, sidomos të atyre shqiptar.

Strugalajm.com mëson se edhe
sivjet vazhdon tendenca e zvogëlimit të
numrit të nxënësve. Kështu në afatet e
deritanishme të regjistrimit në shkollën
“Niko Nestor” kanë aplikaur 208 nxënës në
gjuhën maqedonase dhe 176 në atë
shqipe.

Jozyrtarsisht, mësojmë se
balancën e kanë përmbysur nxënësit e
Labunishtit të cilët në pjesën më të madhe
janë regjistruar në gjuhën maqedonase,
pavarsisht që arsimin fillor një pjesë e kanë
ndjekur në gjuhën shqipe.

Zvogëlimi i numrit të nxënësve në komunën e Strugë me ritme të shpejta filloi të bëhet prezent dekadës së fundit si rezultat i migrimit në masë të struganëve në botën perëndimore.

Por një rol vendimtar në këtë drejtim duhet
thënë se kanë lojtur të ashtuqojturat
“martesa me letra”, praktik nepërmjet së
cilës një pjes e madhe e të rinjve mërguan
në vendet përëndimore ku kriuan familjet e
tyre të reja dhe sot lirisht mund të thuhet
se më shumë nxënës me origjinë nga
Struga të etnisë shqipatare ka në vendet
perëndimore se sa në komunën e
Strugës.

Në komunën e Strugës funksionojn njëmbëdhjet shkolla fillore qëndrore dhe njëzet e gjashtë periferike të shpërndara në pesëdhjet e një vendbanime si dhe dy shkolla të mesme në qytet, por rënia e numrit të nxënsëve me këto ritme mund të ndikojë që në të ardhmen shumë
prej tyre rrezikojnë të mbyllen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *