Arrestohet 72 vjeçari nga Kamjani i Tetovës, kishte kërcënuar me mjet të mprehtë vëllaun

Mbrëmjen e djeshme (12-korrik) në ora 21:00, në Kamjan të Tetovës, policia ka privuar nga liria personin G.K. (72) nga ky fshat,

i cili rreth orës 19.00 në oborrin e shtëpisë së tyre kishte kërcënuar me një mjet të mprehtë vëllain e tij I.K. (61).

Nga Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njoftojnë se po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas çka do të pasoj edhe padi adekuate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *