“Maqedonasit verior”, Zaevi: Ne jemi maqedonas!

Kryeministri Zoran Zaev i është përgjigjur deklaratës së prijësit aktual në zgjedhjet në Bullgari, kryetarit të partisë “Ka një popull të tillë”, Sllavi Trifunov ku popullin e Maqedonisë së Veriut e quan “maqedonasit verior”.

Zaev, tha se ne jemi maqedonas dhe që flasim gjuhën maqedonase.

“Nuk është në rregull që çdo kryetari partie t’i reagojmë, por nëse është e nevojshme, do ta bëjmë edhe këtë. Ne jemi maqedonas që flasin gjuhën maqedonase nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Besoj se bëhet fjalë për padituri, pasi vërtetë bëhet fjalë për dy shtete mike që asnjëherë nuk kanë pasur problem”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Ka komentuar edhe deklaratën e presidentit bullgar, Rumen Radev ku thotë se “nisja e negociatave të Maqedonisë së Veriut do të varet nga Qeveria në Shkup”.

“Edhe unë besoj se çështjet bilaterale duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale. Bilaterale do të thotë mes dy palëve”, tha Zaevi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *