Kontrata me kompaninë që do të ndërtojë hekurudhën Kumanovë-Kriva Pallankë do të nënshkruhet në nëntor 13 korrik 2021

Procedura për përzgjedhjen e kompanisë ndërtimore që do të ndërtojë hekurudhën Kumanovë-Kriva Pallankë në Korridorin hekurudhor 8 duhet të përfundojë deri në nëntor të këtij viti. Faza e para-kualifikimit përfundoi pranverën e kaluar, kurse në periudhën e ardhshme dokumentacioni i tenderit do t’i dorëzohet kompanive të para-zgjedhura, informon Ministria e transportit dhe lidhjeve për “Meta.mk”. Kompanitë do të kenë 90 ditë për të përgatitur ofertat teknike dhe financiare, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Pritet që deri në nëntor 2021, të përfundojë procedura për përzgjedhjen e realizuesit dhe të përfundojë një marrëveshje me kontraktuesin e zgjedhur. Punët ndërtimore pritet të fillojnë në fillim të vitit 2022”, thonë nga Ministria e transportit dhe lidhjeve.

Vazhdimi i ndërtimit të hekurudhës së gjatë 64,8 km midis Kumanovës dhe Kriva Pallankës do të zgjasë 24 muaj.

Në të njëjtën kohë, për fazën e tretë të projektit për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë, për trasenë hekurudhore nga Kriva Pallanka deri në Deve Bair, pritet të marrë përgjigje nga Bordi i drejtorëve të kornizës për Investime në Ballkanin Perëndimor (WBIF) deri në dhjetor të këtij viti aplikimi i dërguar nga ne për marrjen e fondeve të pakthyeshme prej 150 milionë euro.

Nëse përgjigjja nga WBIF është pozitive, me grantin do të jemi një hap më afër përfundimit të konstruktit financiar për ndërtimin e hekurudhës nga Kriva Palanka deri në vendkalimin kufitar Deve Bair, për të cilin vendi tashmë ka siguruar fonde prej 60 milionë eurosh. Faza e tretë e hekurudhës për në Bullgari do të kushtojë 330 milionë euro, ndërsa 24 km e parashikuar është planifikuar të ndërtohet për një periudhë 36-mujore.

Tenderi për përzgjedhjen e kontraktuesit për dy fazat e para të hekurudhës ndërmjet Kumanovës dhe Kriva Pallankës u shpall kah mesi janarit të këtij viti. Tenderi për përzgjedhjen e kontraktuesit për hekurudhën Belakovc-Kriva Pallankë vijon pasi vitin e kaluar kompania gjermane “Vibe” e ndërpreu në mënyrë të njëanshme kontratën për ndërtimin e fazës së parë të hekurudhës Kumanovë-Beljakovce, pas së cilës Qeveria vendosi të anulojë shpalljen edhe për gjetjen e kontraktuesit për fazën e dytë Belakovc-Kriva Pallankë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *