Në Zhelinë pak të interesuar për vaksinim, ka edhe qytetarë që s’besojnë në vaksina (Video)

Vaksinimi  në terren  në rajonin e Tetovës ka filluar nga komuna e Zhelinës. Mjek dhe infermiere  gjatë ditës së sotme në këtë fshat kanë ofruar vaksina Sinofarm edhe Astra Zeneka. Por ajo çka ra në sy është se interesimi për tu vaksinuar është shumë i vogël.

“Interesimi qytetarëve nuk është aq në nivel. Nuk është ajo pritshmëri që kemi pritur  pasi që shumica e qytetarëve e kanë kaluar këtë fazë në punktet qendrore në qytetet adekuate”, tha Bekim Mustafai – mjek.

Ndërsa disa të moshuar thonë se janë të kënaqur që vaksinimi është pranë shtëpive të tyre dhe nuk duhet të mundohen nëpër qendrat e vaksinimit.

“Ky vendimin kush e ka dhënë mjek apo kush është shumë i mirë pasi që ka njerëz që s’munden të shkojnë tek spitali nga stacioni autobusëve, ndërsa kështu është shumë mirë”

“Është për shëndetin e njeriut dhe për atë duhet të merret, nuk e japin kot atë.” 

Në Zhelinë anketuam edhe qytetarët tjerë. Disa prej tyre thonë se nuk duan të vaksinohen  dhe nuk janë të sigurt nëse duhet të pranojnë vaksinën.

“Jo as që e kam në plan, nuk i besoj ma shëndosh jam kështu.” 

“Jo hiç hiç, si besoj “

“Nuk shkoj të vaksinohem jo jo nuk e dimë edhe çka ka në brendësi”

Vaksinimi në terren në vendet tjera të Maqedonisë së Veriut ka nisur nga dita e djeshme.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *