Kokaina mes bananeve e kapur në Durrës/ Reagon kompania “Bana King” pas lajmeve të rreme

14 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, u sekuestruan sot në Portin e Durrësit në një kontejner me banane.

Nga informacionet e deri tanishme bëhet me dije se ato u kapën në një kamion që vinte nga Ekuadori.

Efektivët kanë ushtruar kontroll të detajuar në një kontenier të ngarkuar me banane për llogari të një firme në  Shqipëri dhe kanë zbuluar drogën.

Sipas burimeve mësohet se dy të ndaluarit nga policia janë Barjon Gume dhe Jurgen Osmani, punonjës të kompanisë “Alba Ekzotik Fruits”. 

Ndryshe nga më herët që u tha se i përkiste kompanisë “Bana King”, por që doli e pavërtetë.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe vetë kompania “Bana King” në një prononcim publik.

Administratori i BANA KING shprehet se ushtron biznesin e tij në përputhje të plotë me ligjin.

Prononcimi i plotë

BANA KING , me frutin aq te dashur per familjet shqipetare dhe jashte trojeve shqiptare, ju ben me dije nepermjet ketij prononcimi mediatik:

Duke marre shkak nga lajmet qe kane qarkulluar dhe qe vazhdojne te qarkullojne ne media online, televizione dhe ne shtypin e shkruar , nga pakujdesia ose qellimi jo i mire, duam t’ju sqarojme se:
BANA KING nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do te kete kurre qellim qe te kontaminoje biznesin me produkte qe nuk jane te denja per konsumatorin, familjet shqiptare dhe ne kundershtim me ligjin.

BANA KING perzgjedh frutin e mrekullise dhe cilesor nga plantacionet me te mira ekzotike per tja ofruar konsumatorit besnik shqipetar, rajonal dhe me gjere.

BANA KING siguron partneret brenda dhe jashte kufijve shqipetar se kompania BANA KING ka qene, eshte dhe do te jete kompania e vlerave ne partneritet, ne besueshmeri, ne cilesi dhe ne zbatimin e ligjit.

BANA KING siguron te gjithe konsumatoret e frutit te mrekullueshem se do te jete garantuesja e cilesise dhe vlerave te familjes shqipetare dhe me gjere.

BANA KING ju drejtohet te gjithe punonjesve brenda dhe jashte vendit te vazhdojne te jene krenar qe jane dhe do te jene pjese e kompanise BANA KING.

BANA KING ju drejtohet te gjithe dashamiresve qe kane gezuar dhe gezohen per arritjet e kompanise BANA KING se nuk i ka zhgenjyer dhe nuk do ti zhgenjeje ne besueshmeri, ne zbatimin e ligjit, ne parimet e ndershmerise e te berit biznes.

Administratori i BANA KING i drejtohet opinionit shqiptar dhe me gjere se beson ne ZOT dhe ne vlerat e familjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *