“Kiricocho!”/ Si Chiellini përdori “mallkimin” argjentinas në penalltinë e fundit të Anglisë

Europiani i Giorgio Chiellinit. Kapiteni i Italisë ka qenë thelbësor në fushë duke eklipsuar kampionë të kalibrit si Lukaku dhe Kane e duke ruajtur balancat e një mbrojtje solide. Në finale, pikërisht në goditjen e penalltive Chiellini përdori diçka që pak veta e panë, mbrojtësi i Juventusit bëri që Saka të humbasë penalltinë. Si? Duke përdorur një ‘mallkim’ të vjetër që e ka origjinën nga Argjentina.Duke vëzhguar me kujdes një video të postuar nga UEFA në rrjetin social “Twitter”, dallohet qartë pak para penalltisë, Chiellini bërtet bërtet një fjalë të çuditshme: “Kiricocho!”.

Të parët që vunë re leximin e buzëve ishin argjentinasit dhe nuk mund të ishte ndryshe sepse legjenda e lidhur me këtë term lindi në Argjentinë falë Carlos Bilardo. Trajneri i cili fitoi Kupën e Botës me Albiceleste në 1986 katër vjet më parë ishte trajneri i Estudiantes, një klub në të cilin ishte tifoz një person i quajtur Kiricocho.

Sa herë që ndiqte stërvitjen e ekipit dikush përfundonte i dëmtuar, kështu që Bilardo vendosi ta dërgojë atë për të ndjekur stërvitjen e të gjitha skuadrave kundërshtare dhe rezultati ishte i pabesueshëm: Estudiantes fitoi kampionatin dhe pësoi humbjen e vetme kundër Boca Juniors, rastësisht e vetmja skuadër që nuk ishte vizituar nga Kiricocho.

Chiellini e dinte qartë historinë, ose ishte i interesuar për të në 2010, kur mbrojtësi i Spanjës, Capdevila, përdori britmën kundër Robben, me holandezin që humbi një rast të pabesueshëm përballë Casillas në finale.Konfirmimi vjen nga vetë Chiellini, i cili u intervistua nga gazetari i ESPN Argjentinë Christian Martin: “Përshëndetje Christian, të konfirmoj gjithçka. Kiricocho!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *