VMRO-DPMNE-ja kundër faltores brenda spitalit të Gostivarit

Në hapësirat boshe të spitalit të Gostivarit, me kërkesë të të punësuarve që praktikojnë fenë islame ka filluar edhe realizimi i projektit të një faltoreje.

“Ju njoftojmë se pas pastrimit të disa hapësirave që deri më tani kanë qenë të pa shfrytëzuara, sot filloi realizimi i një projekti tepër human, njerëzor dhe tepër i nevojshëm për personelin e spitalit tonë. Pas kërkesës së madhe nga një numër i konsiderueshëm i të punësuarve, në lidhje me hapjen e një faltoreje në institucionin tonë, udhëheqësia e spitalit i shqyrtoi kërkesat dhe duke marrë parasysh numrin e madh të të punësuarve me përkatësi myslimane e pa të arsyeshme që kërkesa e të punësuarve të realizohet”, thuhet në njoftimin e spitalit të Gostivarit.

Sipas njoftimit të spitalit, projekti financohet nga afaristë dhe nga donatorë human që mbështesin këtë projekt.

Në lidhje me realizimin e faltores brenda spitalit ka reaguar edhe deputetja nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Dafina Stojanovska, e cila është nga Gostivari. Ajo thotë se realizimi i faltores për besimtarët myslimanë ka nxitur reagime te banorët krishterë në Gostivar.

“Në Spital punojnë edhe besimtarë krishterë të cilët i luten një Zoti tjetër. A do të thotë kjo se për ata një mundësi e tillë nuk mund të realizohet vetëm për shkak se janë pakicë”, shkruan mes tjerash Stojanovska.

Ajo bën thirrje që edhe të krishterët nga koalicioni “Një Shoqëri për të gjithë” të deklarohen për këtë çështje dhe pyet nëse kjo është prioritet për spitalin./Telegrafi/

FacebookTwitterMessengerViberWhatsApp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *