Deputeti i LVV-së: Mund të lansohet raketë në Kosovë gjatë Qeverisë Kurti

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, njëherësh edhe fizikant, ka thënë se është në përpunim të një projekti shkencor, në kuadër të hulumtimeve teknologjike, për lëshimin e një rakete të një madhësie jo fort të madhe.

I pyetur nëse lansimi i raketës do të ndodhë gjatë Qeverisë Kurti, ai ka thënë se ka gjasa të ndodh diçka e tillë.

“Do të ndodh në qoftë se e realizoj një projekt shkencor, që do jetë për hulumtime nano-teknologjike, natyrisht jo e madhe. Do të realizohet gjatë aktivitetit tim, mund të ndodhë gjatë qeverisjes Kurti”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka thënë se mendimet e tij nuk qëndrojnë vetëm në fushën politike.

“Mendoj që ekziston ai militantizmi në të gjitha shtëpitë televizive, ku mendojnë se po vjen një njeri që ka mendime të kanalizuara vetëm në politikë, kurse unë kom mendime kozmopolite, të cilat ndikojnë në pozitivitetin e njeriut në përgjithësi”, ka deklaruar tutje ai. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *