Shkëndija, në raundin e dytë të Ligës së Konferencave

Kampioni i Maqedonisë në futboll, skuadra e Shkëndijës, në raundin e parë, mbylli paraqitjet në Ligën e Kampionëve. Skuadra tetovare humbi edhe sfidën e dytë me kampionin e Sllovenisë, skuadrën e Mura-s, duke pranuar 5 gola në sfidën e zhvilluar në Murska Sobota dhe me rezultat të përgjithshëm 0-6 u eliminua nga garat elitare të Evropës.

Në këtë mënyrë Shkëndija tani vazhdon aventurën evropiane në garat e Ligës së Konferencave, ku në raundin e dytë do të përballet me skuadrën e Rigës nga Letonia, e cila u eliminua nga Mallme me rezultat të përgjitshëm 2-1.

Të enjtën, 15 korrik, 3 skuadrat nga Maqedonia (Sileksi, Struga Trim Lum dhe FC Shkupi) do të kërkojnë raundin e dytë në këtë konkurencë të garave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *