Rama mesazh për 553 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (VIDEO)

Sot më 17 janar shënohet përvjetori i 553 i vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar përvjetorin e vdekjes së heroit duke publikuar një video nga Memoriali i Skënderbeut në Lezhë, me të cilën ka përshëndetur qytetarët duke iu uruar atyre një ditë të mbarë.

Memoriali është varri më madhështor i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, i cili vdiq në 17 Janar të 1468-ës, dhe u varros në Lezhë, aty ku ai kishte themeluar “Besëlidhjen e Lezhës” në mars të 1444-ës. Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Ai më pas u mor peng si nizamë pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë.

Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojshme, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës. Ndër autorët shqiptarë janë Marin Barleti, Fan Noli, Sabri Godo, Fatos Daci.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=504274823884215&id=138734771522

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *