Teuta Arifi: 10 milion denarë për rikonstruimin e Gjimnazit të Tetovës

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi ka vizituar sot gjimnazin qendror në Tetovë informon Tetovasot.Ajo tha se në këtë institucion të arsimit të mesëm janë investuar mbi 10 milion denarë në revitalizimin e plotë të ambienteve të brendshme të kësaj shkolle. “Besojmë se investimi në infrastrukturën dhe kushtet shkollore reflekton pozitivisht edhe në tendencën e nxënësve për të dëshmuar rezultate më të mira gjatë procesit edukativo-arsimor”deklaroi Teuta Arifi.

Duke marrë parasysh këtë, vlen të theksohet fakti se mesatarja e maturës shtetërore që kanë arritur nxënësit e kësaj shkolle është 4.25, që paraqet një nga rezultatet më të larta në nivel shtetëror u shpreh ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *