
Sipas portalit maqedonas Mkd.mk, Njësitë speciale të Maqedonisë së Veriut gati një muaj në një repart special në Burgun Hetues në Shutkë po e ruajnë Aleksandër Vasilevski i njohur si Ninxha, i cili u dënua me 8 vjet burg për ngjarjet e 27 Prillit. Ky i dënuar i cili ishte dëshmitar kryesor në gjyqin në të cilin ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i UBK, Vladimir Atanasovski po gjykohet për porositjen e ngjarjeve të 27 Prillit 2017, nga burgu i Shtipit ,tani është transferuar në Burgun e Paraburgimit të Shutkë, ku ekziston një repart special për njerëzit me rrezik të lartë sigurie, raporton Gazeta Populli.
Vendimi për transferimin e Ninxhës nga një burg në tjetrin është marrë nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve, pasi siç thonë ata jeta e tij ishte në rrezik, informon Mkd.mk
Në një deklaratë për Mkd.mk, drejtori i Zyrës, Marjan Spasovski, thotë se Zyra për Ekzekutimin e Sanksioneve e mori këtë vendim pasi Ninxha tregoi se ai kishte informata se do të sulmohej nga një i dënuar tjetër për një shumë të caktuar parash, e cila duhet t’i paguhet sulmuesit./Gazetapopulli.net