Vetëm dhjetë vjet burg për policin që e vrau djaloshin gjatë orës policore në Tiranë

Gjykata në Tiranë sot e dënoi ish policin me dhjetë vjet burg për vrasjen e djaloshit të ri gjatë patrullës në orën policore, të vendosur për shkak të pandemisë së koronavirusit edhe pse prokuroria kërkonte dënim dyfish më të lartë.

Gjykata në Tiranë e dënoi Nevaldo Hajdaraj, ish pjesëtar i njësisë speciale shqiptare “Shqiponja” për “vrasje më të madhe se vetëmbrojtja” më 8 dhjetor të vitit 2020.

Ai ishte dënuar për vrasjen e 25 vjeçarit Klaudijan Rasha gjatë orës policore në lagjen “Laprak” në Tiranë. Atëherë policia deklaroi se Rasha ka ikur dhe i ka injoruar thirrje e policëve për t’u ndalur.

Hajdaraj ishte pushuar nga policia prejse vdekja e Rashas shkaktoi protesta të dhunshme një javëshe, pjesëmarrësit e së cilës e shkelën ndalesën për tubime publike.

Protestat sollën deri te dorëheqja e ministrit të Policisë, Sander Leshaj, i cili dorëheqjen e arsyetoi për arsye morale.

Në seancën e sotme të fundit gjyqësore, Hajdaraj nuk ka folur por avokati i tij kërkoi falje nga familja Rasha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *