Deklarata bombë/ “Beogradi me PDK-në dhe AAK-në po i ‘ngrisin’ kurth Albin Kurtit” – loja po luhet me serben Dragica Gashiq

Ka disa javë tashmë se në Gjakovë është kthyer Dragica Gashiq, një serbe nga Serbia, për të jetuar në Kosovë.

Mirëpo, ajo gjatë gjithë kohës po përballet me pakënaqësi. Madje është thënë se edhe furrat në Gjakovë nuk po i shesin bukë.

Kështu kishin raportuar mediat serbe të cilat shkruajnë për secilën ditë për të.

Mirëpo, kjo po cilësohet të jetë një lojë kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Kështu po vlerëson ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, kjo është një lojë e Beogradit në bashkëveprim të plot me opozitën, PDK-në dhe AAK-në.

E kjo lojë sipas tij, është kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Postimi i plotë:

Loja me plaken serbe Gashiq në Gjakovë, përveç lojë e Beogradit bashkëveprim i plot me opozitën AAK dhe PDK.

Qëllimi i dyfishtë për ta etiketuar, akuzuar ndërkombëtarisht dhe kombëtarisht Albin Kurtin, ndërkombëtarisht të etiketohet dhe ti thuhet botes se qeveria Kurti është qeveri nacionaliste, nuk i lejon serbët të kthehen në pronat e tyre kurse kombëtarisht tentim me i bind qytetarët shqiptarë para zgjedhjeve komunale sidomos në Dukagjin se qeveria Kurti po i kthen kriminelët Serbë në shtëpitë e tyre në Kosovë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *