Ka shkuar në 33 numri i të vdekurve nga vërshimet në Gjermani (VIDEO)

Është rritur në 33 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat intensivë në rajonet Rheinland-Pflaz dhe North Rhine-Westphalia që ndodhen në perëndim të Gjermanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia e qytetit Koblenz në një deklaratë nga Twitteri ndau informacionin se 18 persona e kanë humbur jetën nga përmbytjet në qytetin Bad Neuenahr-Ahrweiler në rajonin Rheinland-Pfalz.

Ndërkohë është theksuar se sipas të dhënave paraprake 15 persona të tjerë e kanë humbur jetën në qytete të ndryshme në rajonin North Rhine-Westphalia.

Kryeministrja e rajonit Rheinland-Plalz, Malu Dreyer tha se deri më tani nuk kanë parë një fatkeqësi të tillë. “Kjo me të vërtetë është shumë shkatërruese”, tha ajo.

Për shkak të përmbytjeve në shumë zona të të dy rajoneve, janë shembur shtëpi ndërsa bulevardet dhe rrugët kanë mbetur nën ujë dhe shumë shtëpi rrezikohen të shemben.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *