(VIDEO) Autostrada Tetovë-Gostivar: Ka plane rregulluese, qytetarët duhet të paguajnë

Zyrtarët qeveritarë arsyetojnë pagesat që qytetarët detyrohen t’i bëjnë kur kalojnë në autostradën Tetovë-Gostivar. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski ka thënë se banorët e këtyre zonave duhet të paguajnë për shkak se Qeveria është duke përgatitur  trasenë e re të kësaj autostrade dhe kjo është e kushtueshme.

Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve

 “Zhvillimi infrastrukturor në vend është prioritet, ndërsa autostrada Tetovë – Gostivar është njëri nga projektet në të cilin punojmë për rikonstruim dhe zgjerim. Tani po e projektojmë trasenë e re të autostradës që do të shërbejë për njërin drejtim, kurse traseja aktuale do të shërbejë për një drejtim. Qeveria e ka në plan rikonstruimin e tërësishëm të kësaj autostrade, i cili do të jetë më komode dhe më e sigurt. Për këtë arsye është me rëndësi të paguhet taksa rrugore”

Ndërkohë, kundër pagesës në këtë autostradë ka pasur protesta të vazhdueshme të qytetarëve. Së fundi, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka kërkuar nga Qeveria që urgjentisht të lirojë qytetarët nga pagesa rrugore. Duke e arsyetuar kërkesën, koalicioni opozitar shqiptar vlerëson se kjo rrugë nuk përmbush standardet bazë të një autostrade, nuk ka rrugë alternative dhe nuk ka numër të mjaftueshëm të korsive.  /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *