Ku dallon varianti delta nga llojet tjera të koronavirusit dhe a ju mbron vaksina prej tij?

Varianti Delta së shpejti mori epërsinë ndaj varianteve të tjera të koronavirusit SARS-CoV-2 dhe duket se nuk do te tërhiqet – numri i rasteve në Shtetet e Bashkuara po rritet përsëri pasi u ndërpre për pak kohë për shkak të vaksinimit, shkruan Panacea.mk.

Sipas njohurive aktuale, varianti delta përhapet deri në 60 përqind më shpejt se varianti alfa, i cili ishte rreth 50 përqind më infektues se varianti i mëparshëm.

KU DALLON VARIANTI DELTA NGA LLOJET TJERA TË MËPARSHME TË VIRUSIT?

Dr. Robert Bollinger, infektolog në Spitalin John Hopkins, tha se është variant më rezistent dhe se ka më shumë raste të infeksionit. Edhe në vendet si Izraeli dhe Britania e Madhe, ku përqindja e njerëzve që janë plotësisht të vaksinuar është e lartë, ata që nuk janë vaksinuar ka më shumë të ngjarë të infektohen.

A SHKAKTON VARIANTI DELTA SIMPTOMA TË TJERA?

Dr. Otto Young, infektolog në Spitalin UCLA, tha se simptomat ishin rrjedhje hundësh që nuk kishte ndodhur më parë. Ekzistojnë dallime të vogla të ngjashme në simptoma, por pjesa tjetër janë shumë të ngjashme.

A JANË SIMPTOMAT MË SERIOZE?

Dr. Young thotë se është e vështirë të thuash nëse kjo është sëmundje me pasoja të mëdha – nga sëmundja asimptomatike deri në vdekje. Ka kaq shumë variabla sa që duhet një numër i madh i pacientëve që të jenë në gjendje të krahasojnë me saktësi.

“Deri më tani nuk është e qartë nëse ky variant është më vdekjeprurëse apo jo, thjesht nuk e dimë. Duhet të kemi parasysh që simptoma të ndryshme mund të vijnë nga variante të ndryshme të virusit, por ka më shumë të ngjarë që ndryshimi të jetë te personi i infektuar”, shpjegon Dr. Bollinger.

Bëhet fjalë për faktin se shumë të rinj po sëmuren për momentin, krahasuar me variantet e mëparshme, sepse të moshuarit vaksinohen në një përqindje më të madhe. Pra, ka raporte të ndryshme të simptomave. Me këtë fakt pajtohet edhe Dr. Young, i cili shton se të rinjtë mendojnë se virusi është bërë më pak i rrezikshëm, por kjo nuk do të thotë që është e vërtetë. Demografia ka ndryshuar. Nëse sëmuren persona të shëndetshëm dhe të rinjtë, nuk është për t’u habitur që numri i vdekjeve është më i ulët, por kjo nuk do të thotë që sëmundja ka ndryshuar.

SI MBRON VAKSINA NGA KY LLOJ I VIRUSIT?

Ekspertët pajtohen se ende nuk ka prova të mjaftueshme për të nxjerrë një përfundim. Shpërthimi i infeksionit mund të ndodh si pasojë e disa arsyeve: nëse niveli i antitrupave është më i ulët pas një kohe, nëse virusi ka mutuar, kështu që përgjigja imune nuk po funksionon si duhet… këto janë dy skenarë të mundshëm, që ndiqen mirë, thonë ekspertët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *