Një i vrarë dhe disa të lënduar në Gadime të Lipjanit

Një person është vrarë në fshatin Gadime të Lipjanit. Këtë lajm e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka thënë se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00.  Sipas Policisë së Kosovës gjatë përleshjesh mes disa personave përveç viktimës kanë mbetur edhe disa të lënduar.

Një person është arrestuar dhe është konfiskuar një armë e përdorur në këtë rast.

“Rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur ne rrugën ‘6 Maji’ në fshatin Gadime në Lipjan. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Nga informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personash ka rezultuar me vrasje të një personi, ndërkohë që dyshohet edhe për disa të lënduar. Policia ka arrestuar një person si të dyshuarin kryesor si dhe ka sekuestruar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast. Aktualisht po vijon faza fillestare e ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *