MSH: Dje kanë aplikuar 11.695 vaksina, qytetarët të kyçen masivisht


Vaksinimi po zhvillohet normalisht në të gjitha pikat në të gjithë vendin, ndërsa vijon edhe vaksinimi në terren. Në pikat e vaksinimit në vend dhe në terren, gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar gjithsej 446.008 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 4.799 qytetarë, ndërsa janë vaksinuar gjithsej 11.695 qytetarë. Gjithsej 713.114 doza të vaksinave janë aplikuar në vend dhe 267.106 qytetarë janë rivaksinuar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë./MIA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *