I mituri ka tentuar ta përdhunojë 27-vjeçaren nga Struga

Siç njoftojnë nga SPB Ohër, një i mitur nga Struga ka tentuar ta përdhunojë 27-vjeçaren poashtu nga Struga.
Rastin e paraqiti daja i vajzës, ndërsa kundër të miturit do të përgatitet parashtresë adekuate.

“Në stacionin policor të Strugës, në ora 20:04, 42 vjeçari ka denoncuar tentim për përdhunim nga një i mitur ndaj mbesës së tij 27 vjeçare. Në stacionin policor të Strugës, në praninë e prindërit, është marrë për bisedë, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë adekuate”, thuhet në njoftim.

Ngjarje ka ndodhur në shtëpinë e saj e cila ka arritur të shpëtohet nga sulmuesi duke kërkuar ndihmë nga shtëpia afër, në të cilën ka jetuar daja i saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *