Japoni, mblidhen mbi 450 mijë nënshkrime për anulimin e Lojërave Olimpike të Tokios

Një peticion online që kërkon anulimin e Olimpiadës së Tokios në mënyrë që të mbrojë jetën e njeriut nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Japoni është nënshkruar nga më shumë se 450 mijë persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Peticioni i titulluar “Anuloni Lojërat Olimpike të Tokios për të Shpëtuar Jetën Tonë”, i hapur në maj nga ish-presidenti i Shoqatës së Avokatëve të Japonisë, Kenji Utsunomiya ka marrë më shumë se 450 mijë nënshkrime deri më tani.

Utsunomiya i cili dorëzoi peticionin online në Guvernatoriatin Metropolitan të Tokios tha se përparimi i pandemisë mund të ndikojë në rrjedhën e turneut me ceremoninë e hapjes për Olimpiadën që do të mbahet pas një jave.

Sipas tij, pasi u arrit numri i nënshkrimeve, “është koha për një vendim të guximshëm” për të anuluar Lojërat Olimpike. Ai pretendon se turneu devijoi nga qëllimi që ishte planifikuar në fazën e parë.

Duke kujtuar vendimin e qeverisë për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme kundër COVID-19 në kryeqytetin Tokio deri më 22 gusht, Utsunomiya e përshkroi organizimin e organizatës ndërkombëtare në këto kushte si “joracionale”.

“Nëse përhapja e pandemisë përshpejtohet gjatë turneut, institucionet shëndetësore do të arrijnë fundin e kapacitetit të tyre dhe nuk do mund të shpëtohen jetët”, tha Utsunomiya.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *